FOTO/ Atmosferë shumë e vakët në Elbasan, mezi kuptohet që luan Kombëtarja

26 Mars 2018, 13:02Sport TEMA
FOTO/ Atmosferë shumë e vakët në Elbasan, mezi kuptohet

Atmosfera para ndeshjes miqësore me Norvegjinë, që luhet në stadiumin “Elbasan Arena’ sot në mbrëmje, nuk është si në ndeshjet e tjera.

Përkundrazi, është jashtëzakonisht e vakët, aq sa mezi kuptohet se në qytetin e Elbasanit luan sot ekipi kombëtar.

Siç e tregojnë edhe këto foto, vetëm ndonjë flamur kuqezi tek-tuk krijon idenë se sot ka një ndeshje të kombëtares. Shumë pak persona në sportelin e biletave para stadiumit, që do të thotë se interesimi është shumë i ulët.

Ndikon fakti që është një ndeshje miqësore, që luajmë me një kundërshtar jo shumë të fortë si Norvegjia, por edhe kushtet atmosferike nuk janë të favorshme. Ndoshta interesi rritet gjatë pasdites. / Vipsport.al

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje