Kombëtarja e të rinjve ka udhëtuar gjatë ditës së sotme drejt Sllovakisë, ku me 27 mars do të luajnë me 21-vjeçarët sllovakë.
Me sa duket, tekniku Bushi ka vënë mend për ndeshjen e dytë, pasi dy lojtarë që i kishte në tribunë në humbjen 2-3 në “Selman Stërmasi”, i ka lënë jashtë skuadrës për këtë transfertë. Mbrojtësi Dajan Shehi dhe mesfushori Glejdis Ndraxhi, nuk kanë udhëtuar me skuadrën, ndërkohë që Çinari është emri i ri në listë.
Largimi i Bares drejt Kombëtares A, ka bërë që Bushi të hedhë sytë nga talenti i Vllaznisë, Erald Çinari, duke vendosur që ta grumbullojë për ndeshjen në Sllovaki, ndërkohë që probleme ka shfaqur edhe Endri Çekiçi, për të cilin do të vendoset vetëm në momentet e fundit nëse do të aktivizohet apo jo.
Lista me lojtarët e grumbulluar:
Portierë: Alen Sherri, Elhan Kastrati, Edmir Sali
Mbrojtësa: Irlian Ceka, Abdurraman Fangaj, Esin Hakaj, Leonardo Maloku, Marlind Nuriu, Arijan Qollaku, Shaqir Tafa, Ardit Toli, Ardit Krymi, Bardhec Bytyqi
Mesfushorë: Jurgen Bardhi, Endri Çekiçi, Sherif Kallaku, Erald Çinari, Emanuele Ndoj, Armand Rada, Taulant Seferi
Sulmues: Rey Manaj, Valdrin Mustafa, Emir Sahiti