Kombëtarja kryen seancën e fundit stërvitore, grupi është i plotë

25 Mars 2018, 10:53Sport TEMA

Kombëtarja kuqezi po zhvillon aktualisht seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Norvegjinë.

Një stërvitje e lehtë, ku grupi është i plotë. Po stërvitet normalisht edhe Eros Grezda, i cili ka pasur disa shqetësime të vogla.

Trajneri Panuçi po mendon për formacionin, që pritet të jetë ky: në portë Strakosha, edhe pse Berisha është rikuperuar, në mbrojtje Hysaj dhe Lenjani nga krahët dhe Mavraj dhe Gjimshiti në qendër, me këtë të fundit në avantazh me Ajetin.

Në mesfushë do të jetë treshja Xhaka-Qaka-Ramadani. Në sulm, Roshi dhe Grezda janë të sigurt, ndërkohë që ka balotazh mes Balajt dhe Sadikut, ku në momentet e fundit duket se po fiton kuota shkodrani.

Pak më vonë do të dalë në konferencë shtypi trajneri Kristian Panuçi, bashkë me kapitenin e skuadrës, i cili, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Odise Roshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje