Partizani e nisi këtë edicion me një synim madhor, rikthimin tek titulli kampion pas 24 vitesh agjërim. Gjithçka u la në dorë të një emri imponues si Luciano Moggi, por asgjë nuk funksionoi, pretendimet për titull u venitën shpejt dhe për rrjedhojë u shkarkua trajneri italian, Iuliano.
Sezoni vijoi me luhatje, megjithatë një objektiv i rëndësishëm ka mbetur ende në duart e të kuqve, Liga e Europës. Barazimi me Teutën, largoi Starovën dhe përgjegjësia ra mbi ndihmësin e tij, Klevis Dalipin.
Tekniku elbasanas ka shënuar një fillim pozitiv të karrierës si trajner kryesor, duke fituar dy takime dhe barazuar nëpërmjet një loje të admirueshme, në Shkodër ndaj Vllaznisë. ‘Demat’ janë në vendin e 4-t me 3 pikë më pak se Laçi paraardhës, ndërsa ky është ndoshta çasti më optimal i sezonit për kryeqytetasit, të cilët kanë rigjetur edhe Edgar Çanin.
Sulmuesi mund të kthehet në një pikë të fortë në sprintin final për Europën. Ndonjëherë të mirat vijnë të gjitha bashkë, pasi përveç Çanit, për herë të parë në këtë edicion i gjithë grupi i futbollistëve ka qenë i disponueshëm. Bruno Telushi është rikuperuar pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju, ndërkohë që edhe Arbnor Fejzullahi, i cili mungon prej muajsh, është stërvitur me grupin.
Shtyrja me 3 ditë e javës së 27 është pozitive në këtë aspekt, pasi dy lojtarët do të kenë më shumë kohë për t’u përshtatur me ritmin e skuadrës dhe ekziston mundësia që të jenë në dispozicion për sfidën kundër Kamzës. 3 ndeshjet e ardhshme mund të përcaktojnë shumë edhe përsa i përket objektivit Europë.
Përveç duelit ndaj skuadrës së Ndreut, ‘demat’ do të përballen me Laçin dhe Kukësin, të dyja takimet do të luhen në transfertë, pra 3 sfida jashtë fushe për ekipin e Dalipit, dy ndër të cilat me skuadra rivale direkt për Europën. Pika kulmore e sezonit të kuq vjen në momentin më të mirë të mundshëm për Partizanin. (SS)
O tyç qe Partizani te luaje ne Europe duhet te hipni ketu, e po pate Stambollin, persa kjo nuk arrihet atehere hani mutin e Famurtarit, se ai do luaje ne futbollin europian jo ju morat e kuq te drobitur nga mielli i bardhe i Gaz Demit dhe lotet e atij miushit nga Lavdar.