Elseid Hysaj: Luaj kudo ku ka nevojë ekipi, interesimi i Bajernit më bën krenar

24 Mars 2018, 14:04Sport TEMA

Lojtari kryesor i mbrojtjes shqiptare, Elesid Hysaj ka folur këtë të shtunë në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës miqësore që Shqipëria do të luajë të hënën në “Elbasan Arena” kundër Norvegjisë.

Mbrojtësi shkodran që luan me ekipin e Napolit shprehu vlersim maksimal për kundërshtarin si dhe foli për rolin e tij në fushë.

Ata janë një kundërshtar mjaft i mirë dhe janë rritur shumë kohët e fundit. Do të jetë një provë mjaft e mirë edhe për ne, për të parë se ku jemi me përgatitjet.

Besoj se kemi lojtarë shumë të mirë në krahun e majtë, por nëse ka nevojë trajneri dhe ekipi, unë luaj edhe në të majtë, edhe në qendër, edhe kudo”

Në vijim ai foli dhe për interesimin e klubit gjigand të Gjermanisë, Bajernin e Mynihut.

“Normalisht që ndjehem shumë mirë, sepse do të thotë se po vlerësohet puna ime. Gjithsesi unë jam i përqendruar të jap më të mirën në fushë, ndërsa të tjerat vijën vetë më pas”

Ai preku dhe gjëndjen e skuadrës së vendiljes së tij Vllaznisë, e cila rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria Superiore.

“Shpresoj që Vllaznia të rikthehet sa më shpejt ajo që jemi mësuar të gjithë ta shohim. Tifozët shkodranë janë të mrekullueshëm, por skuadra ka nevojë për një president të mirë, që të rikthehet në nivele të larta. Kemi një stadium shumë të mirë dhe nëse Vllaznia rikthehet pretendente, tifozët do ta mbushin plot”, tha Hysaj.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje