Bushi: Terreni favorizoi kundërshtarin, kishim shumë debutues dhe futbollistë pa minuta në këmbë

23 Mars 2018, 20:06Sport TEMA

Shqipëria U-21 e ka humbur takimin e sotëm vendimtar ndaj Sllovakisë, duke u mundur me rezultatin 2-3. Dopieta e Manajt nuk ka mjaftuar për kuqezinjtë e drejtuar nga Bushi, që tashmë janë thuajse të eleminuar nga Europiani që do të zhvillohet në 2021.

Në konferencën për shtyp, Bushi është shprehur i gëzuar pavarësisht rezultatit, duke thënë se ajo që ka penalizuar Shpresat, ishte fakti se kishte shumë debutues dhe futbollistë që kanë luajtur për herë të parë.

“Në fillim dua të përgëzoj ekipin për zëmrën që dhanë në fushën e lojës. Mendoj se aty ku ne kishim frikë në 20-minutat e fundit, atje u ndëshkuam. Nuk dua të justifikohem, por kishim shumë debutues që kanë luajtur në këtë takim.

Patjetër që kjo humbje na nxjerr nga gara, por jam shumë i gëzuar, pasi ekipi i ka kryer detyrat deri në minutën e 70-të. Luajtëm përball një ekipi që ka minuta në këmbë, ndërsa futbollistët tanë, nuk luajnë titullarë në ekipet e tyre. Kjo na ka penalizuar, megjithatë kjo Shqipëri premton për të ardhmen.

Nuk kisha luksin e stolit, për t’i ndërruar futbollistët në rolin e tyre. Kam futur një mbrojtës në vendin e mesfushorit. Ajo që unë dua të them, është se nuk kemi humbur se kemi luajtur në mënyrë të keqe. Kemi dominuar gjithë lojën dhe jemi ndëshkuar me dy gola në minutat e fundit. E dija që ai terren i vështirë do të favorizonte kundërshtarët”, është shprehur Alban Bushi.

1 komente në “Bushi: Terreni favorizoi kundërshtarin, kishim shumë debutues dhe futbollistë pa minuta në këmbë”

  1. kashi says:

    tereni favorizoi kundershtarin po perse nuk na favorizoi neve
    ndeshje eshte 90 dhe jo 70 minuta
    pjesen e dyte ishin slovaket qe dominuan zoti bushi dhe ata ishin qe donin te fitonin deri ne fund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje