Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ndodhet në Austri, pasi Superliga është pushim këtë javë, për shkak të ndeshjes së Kombëtares. Mediet austriake kanë përfituar nga ky moment dhe kanë gjetur mundësinë për të intevistuar teknikun Pakult, i cili shprehet se te Kukësi ka gjetur qetësi pas një periudhe jo shumë të mirë në Ballkan.
Trajneri 58-vjeccar është rikthyer pas në kohë, duke folur për fitoren e thellë që ish-ekipi i tij, Rapidi i Vienës, kishte arritur përballë Salcburgut, me rezultatin 7-0.
“E ardhmja? Mund të them se nëse do të kisha shkuar në Split gjatë 2015-ës, do të kisha një CV më të pasur, por zemra më thshte të ndihmoja Floridsdorferin. Pas një periudhe jo shumë të suksesshme në Ballkan, më në fund kam arritur të bëj mirë me ekipin e Kukësit. Jam mirë aty.
Fitorja me Salcburgun? E bukura e kësaj fitoreje ishte fakti se kur po ktheheshim për në shtëpi, askush nuk po fliste, pasi nuk e besonin çfarë kishte ndodhur. Të nesërmen shpërtheu euforia dhe filluam të besonim se kishim bërë një ndeshje perfekte. Ndeshje si ato ndodhin një herë në jetë. Shënuam 7 gola me 7 goditje ne portë dhe nuk di si mund ta shpjegoj këtë.
Nëse Salcburgu do fitonte, shpallej kampion dhe një barazim i mundshëm do ta bënte kampionatin të bukur. Të gjithë e pamë si shkuan gjërat dhe të jesh duke fituar 0-5 që në minutën e 30, dihet se po bëhet një punë e mirë. Ndeshje të tilla ndodhin çdo 40-50 vjet”, – u shpreh tekniku Pakult.