U-21, Bushi dhe Bare: Me Sllovakinë nuk ka rrugë tjetër veç fitores

22 Mars 2018, 19:44Sport TEMA

Kombëtarja e Shpresave do të luajë nesër në “Selman Stermas”, sfidën eleminatore për kampionatin europian kundër Sllovakisë.

Një duel ku kuqezinjtë do të synojnë të marrin fitoren dhe pse përballë kanë një kundërshtarë jo të lehtë.

Në konferencën e sotme për shtyp, Alban Bushi, e shprehu qartë se objektivi i skuadrës do të jetë vetëm marrja e fitores.

“Nëse luajmë me vëmendje të plotë nga minuta e parë te e fundit, atëherë ne e fitojmë këtë takim. Mund të them se është një takim i barabartë, me dy Kombëtaret që kanë shanse të barabarta për të fituar. Ndaj Sllovakisë nuk na lejohet asnjë rezultat tjetër përveç fitores, pasi në të kundërt nuk kualifikohemi.

Manaj shumë futbollist i mirë dhe nuk është problematik. Ka dhënë maksimumin në fushë dhe pres më tepër nga ai, por pa e futur në presion.

Në 5 ndeshje kemi 6 pikë, por duhet të kishim 15 pikë. Kundërshtarët na ka rrezikuar shumë pak dhe ne meritonim më tepër. Nëse fitojmë nesër ne do të shkojmë 9 pikë dhe do kjo do të na ndihmonte shumë për vazhdimësinë dhe shanset për kualifikimin. Shpresoj se tifozët do të jenë prezentë, sepse do t’i shpërblejmë”, është shprehur Alban Bushi.

Bashkë me trajnerin Bushi, në konferencë ishte dhe kapiteni i skuadrës, Keidi Bare, që gjithashtu theksoi se synimi i vetëm do të jetë fitorja.

“Si fillim duhet të fitojmë ndeshjen nesër, pastaj të mendojmë objektivat. Normale që për ne objektivi është vendi i dytë. Por tani ne jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme për të marrë një fitore.

Me ardhjen e Reit, ekipi është forcuar më shumë se e dini që është një lojtar goli dhe besoj se do të japë 100% për të fituar ndeshjen e nesërme”, tha Bare. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje