Epoka e Paolo Maldinit dhe Leonardos tek Italia ka përfunduar pa nisur mirë.
Tërheqja e Federatës Italiane të Futbollit nga emërimi i Andrea Pirlos si trajner ka bërë që drejtori teknik i përfaqësueses italiane, Paolo Maldini, dhe këshilltari Leonardo të japin dorëheqjen.
“Sky Sport” konfirmoi lajmin e bujshëm ditën e hënë.
Presidenti i Federatës, Giovanni Malago, pritet t’ia besojë tashmë stolin e Italisë pikërisht Roberto Mancinit, ndërsa vendin e Paolo Maldinit si drejtor teknik do ta marrë Giorgio Chiellini.
Maldini dhe Leonardo pranuan detyrën në Federatën Italiane të Futbollit vetëm në rast se do të vendosnin ata për trajnerin e ri. Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti nuk pranuan, ndërsa marrëveshja e arritur me Andrea Pirlon u anullua nga Presidenti i Federatës për lidhjet e mëparshme të Pirlos me kompani bastesh ruse.
Kjo prishje e marrëveshjes bëri që Maldini dhe Leonardo të largoheshin nga detyra e tyre vetëm 16 ditë pasi ishin emëruar.
Lini një Përgjigje