Kosovë, Starova nis luftën për titull: Shpresoj të njoh më mirë ekipin

22 Mars 2018, 19:33Sport TEMA

Reshjet e dendura të dëborës në Kosovë kanë bërë që Sulejman Starova të mos vijojë normalisht punën në drejtimin e skuadrës së Ferronikelit, ekip të cilin ka 9 javë kohë për ta bërë kampion të Superligës.

Nëse ditën e parë pas emërimit ishte vëzhgues, ndërsa ekipi vraponte nën reshjet e dëborës, sot Starova ka nisur punën me skuadrën në një fushë kalçetoje, ku të paktën ka mundur të shohë në veprim me topin futbollistët.

“Nuk kam njohuri të plota, por shpresoj para Llapit të kem njohuri të plota. Kjo është eksperiencë e re, por e përsëris se do të punojmë të arrijmë objektivat”, theksoi Starova për TVSH.

“Janë 9 ndeshje, mendojmë zakonisht për të parën, pastaj të dytën”, vijoi trajneri i cili ka si objektiv të fitojë titullin kampion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje