Lajme të mira për Partizanin. Pas kthimit të sulmuesit Edgar Çani, edhe një tjetër futbollist i rëndësishëm është pranë rikthimit dhe do t’i shërbejë skuadrës në këtë fazë të fundit të kampionatit.
Mesfushori vlonjate, Bruno Telushi, ka nisur stërvitjen pak ditë më parë dhe po punon me përgatitësin atletik, por “Vipsport.al” mëson se ai do të jetë gati për trajnerin Klevis Dalipi pas ndeshjes me Kamzën, që Partizani do ta luajë mesjavën e ardhshme.
Telushi erdhi gjatë merkatos së dimrit te të kuqtë, pas disa muajve në Kroaci me Slaven Bepulon. Por një dëmtim e detyroi të kryente një ndërhyrje kirurgjikale dhe tani mesfushori me përvojë po shkon drejt riaftësimit të plotë.
Për Partizanin është mjaft pozitiv që në 10 javët e mbetura të kampionatit do të ketë një grup futbollistësh më të plotë.