Lushnja, kryebashkiaku Tushe vendos Ilir Gjylën trajner të ri të ekipit

21 Mars 2018, 14:58Sport TEMA

Ilir Gjyla ka marrë tashmë drejtimin e Lushnjës dhe nuk bëhet fjalë vetëm për këto ndeshje të mbetura të kampionatit, por edhe për sezonin e ri. Kryebashkiaku i Lushnjës, njëkohësisht edhe president i ekipit, ka theksuar se Gjyla ka në dorë rikthimin e ekipit në elitë, por jo si në këtë sezon:

“Prezantojmë sot Ilir Gjylën, i cili do të drejtojë ekipin për 9 ndeshjet e mbetura të kampionatit dhe sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Ai do të vazhdojë punën me ekipin për rikthimin e Lushnjës në Superiore, por të jetë një rikthim i denjë dhe jo si këtë radhë”, – tha shkurt kreu i Bashkisë së Lushnjës.

Më pas ka folur edhe trajneri i ri, Ilir Gjyla, i cili është shprehur se projekti i klubit edhe për sezonin e ri e bindi të marrë drejtimin e Lushnjës:

“Pse vendosa të marr drejtimin e Lushnjës në këtë moment? Vazhdimësia edhe për sezonin e ri, që më kanë dhënë drejtuesit. Pra, ta vazhdoj punën edhe në Kategorinë e Parë dhe është më mirë që ta kapim situatën që tani dhe jo më vonë.

Do të respektojmë kampionatin deri në fund, sepse kështu do të respektojmë së pari veten. Kjo është ajo që unë dua nga Lushnja. Lojtarët duhet të jenë seriozë, sepse një tolerim tani, e bën të ardhmen e tyre më të zymtë. Nëse shohin klubet e tjera që një lojtar toleron, nuk e marrin në ekip.

Të marrim atë Jfarë kemi mundësi të marrim në këtë ndeshje të mbetura të kampionatit”, – theksoi Gjyla, i cili do të drejtojë stërvitjen e parë sot me ekipin lushnjar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje