“I qetha flokët ashtu, që të harrohej dëmtimi”; Ronaldo zbulon sekretin e “Botërorit 2002”

21 Mars 2018, 11:40Sport TEMA

Legjenda e Brazilit, Ronaldo, ka zbuluar se qethja e tij e famshme e Kampionatit Botëror të vitit 2002 ishte një shpërqendrim i qëllimshëm për të larguar vëmendjen nga një lëndim në këmbë, përpara titullit të pestë të vendit të tij.

Ronaldo e ka “verbuar” Korenë e Jugut dhe Japoninë 16 vjet më parë, duke shënuar dy herë në finale, pasi Brazili mundi Gjermaninë 2-0, për t’u kurorëzuar kampion botëror.

Shfaqja e vitit 2002 është më e njohura për flokët unikë të Ronaldos, që është shpallur tri herë lojtari më i mirë i vitit të FIFA-s.

Ai ka treguar si e mori vendimin për t’u qethur ashtu.

Kam pasur një dëmtim në këmbën time dhe të gjithë po flisnin për këtë, – tha Ronaldo në Melburn, ku kryesoi ceremoninë e “World of Football Experience” të Real Madridit. – Vendosa të prisja flokët dhe ta largoja aty gjënë e vogël. Kam ardhur në stërvitje dhe të gjithë më panë me flokë të keq.

Gjithkush po fliste për flokët dhe harruan për lëndimin. Mund të qëndroja me qetësues dhe të përqendrohesha në trajnimin tim.

Nuk jam krenar për flokët, sepse ishte një model shumë i çuditshëm, por kjo ishte mënyra më e mirë për ta ndryshuar këtë temë”.

I pyetur për shanset e Brazilit për të fituar Botërorin e Rusisë, ish-ylli i Real Madridit, Ronaldo, i cili ka zhvilluar 98 ndeshje me kombëtaren e tij, ka thënë:

 “Disa ekipe kombëtare, që gjithmonë do të jenë atje në finale, si Gjermania, Spanja, Franca, të gjitha janë shumë të forta. Ato mund të fitojnë përsëri”.

Ronaldo shtoi: “Jam shumë optimist për ekipin kombëtar brazilian. Kemi ndryshuar shumë në dy vitet e fundit, jemi përmirësuar dukshëm me trajnerin e ri.

Ne kemi Renato Augusto, që luan në Kinë dhe për ekipin kombëtar, ky nuk është problem.

Unë mendoj se futbolli tani është më shumë global se kurrë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje