Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë/ Shorti “thotë” Skënderbeu-Flamurtari dhe derbi i veriut

21 Mars 2018, 11:44Sport TEMA

Në Federatën Shqiptare të Futbollit është hedhur para pak minutash shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku dhe shefi i sektorit të garave, Lysien Nurishmi, ka zhvilluar procedurën përkatëse.

Dhe goglat kanë sjellë përplasjet Skënderbeu-Flamurtari dhe Laçi-Kukësi.

Ndeshje shumë të forta. Vlonjatëve u duhet të sfidojnë korçarët, ndërsa kemi një derbi në gjysmëfinalen tjetër.

Ndeshjet e para luhen më 5 prill, kurse ato të kthimit më 18 prill.

Të pranishëm në short ishin drejtuesit e të katër skuadrave të kualiafikuara për në gjysmëfinale.

Objektivi i tyre është fitimi i këtij trofeu.

 

Gjysmëfinalet e Kupës

05.04.2018

Skënderbeu-Flamurtari

Laçi-Kukësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje