Klubi i Teutës i përgjigjet akuzave të Xhelal Mziut

21 Mars 2018, 12:47Sport TEMA

Teuta ka vonuar, por nuk harroi të reagojë për deklaratën e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili të dielën deklaroi me siguri, se Teuta do të fitojë kundër Laçit dhe i ftoi njerëzit të vinin baste për fitoren e bregdetarëve.

Një ditë më vonë klubi durrsak, nëpërmjet një deklarate për shtyp duke ironizuar Mziun thotë, se Teuta do të vazhdojë rrugën e saj drejt suksesit pavarësisht “gojëve të këqija”, që duan ta dëmtojnë.

 

“Kryetari i Bashkisë së Kamzes, Xhelal Mziu, ka ngatërruar adresë, pasi të nxjerrësh një konkluzion të tillë nuk është normale. Janë të gjitha fjalë pa asnjë bazë, fjalë të thëna vetëm për të shpërqendruar ekipin dhe për të sjellë kaos përpara ndeshjes kundër Laçit. Jemi duke menduar vetëm për këtë takim dhe të gjithë jemi të përqendruar për tu ngritur sa më lart në renditje. Këto fjalë nuk na shqetësojnë aspak, pasi ndeshja nuk do të jetë ashtu siç flitet. Tani jemi të përqendruar te ndeshja e radhës dhe këto fjalë janë vetëm zëra, që përpiqen të prishin harmoninë tonë. Për Teuten fitorja eshte detyrim dhe me sa duket, dikujt kjo nuk i pëlqen”, mbyllet deklarata për shtyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje