Endri Çekiçi dhe Emanuele Ndoj, ishin dy lojtaret e rradhes qe dolen sot ne konferencën për shtyp të përfaqësueses U-21.
Ne fjalen e tij, Emanue Ndoj, u shpreh mjaft optimiste për ndeshjen me Sllovakinë, duke theksuar se grupi është shumë i fortë.
“Jemi duke u stërvitur përditë, nuk kemi folur specifikisht për pozicionin e mesfushës. Kur të vij ndeshja, do të shohim si mund të luajmë, nuk e dimë akoma. Jemi grup i mirë, kemi lojtarë të mirë dhe mesfusha nuk ka mungesa, në fund vendos trrajneri. Kemi parë ndeshjet dhe po i studiojmë. Shpresojmë për fitore dhe të luajmë sa më mirë.
Do të na mungojnë shumë lojtarët që kanë ikur në kombëtaren A, por kanë ardhur lojtarë të rinj, që shpresoj të japin maksimumin. Do t’i fitojmë dy ndeshjet me Sllovakinë”, tha Ndoj.
Ndersa, Endri Çekiçi, deklaroi se ai vjen ne kombetare gjithmone per te dhene me te miren si me ekipin A apo dhe U 21.
“Është pak e rendësishme të përfaqësosh kombëtaren A apo kombëtaren U-21. Unë vij gjithmonë me dëshirë dhe dua të jap maksimumin tim. Trajneri i Dinamos së Zagrebit dha dorëheqjen javën e kaluar, ndaj mbetet të shohim trajnerin e ri.
Kalimi te kombëtarja është diçka që nuk më takon vetëm mua, por edhe më takon vetëm mua. Në momentin që do të bëj atë hapin që të gjithë presin, besoj se kombëtarja A është aty dhe do të vij koha vetë. Asnjë lojtar nuk duhet të jetë i kënaqur nga ajo çfarë ka ofruar deri tani, pasi do të ofrojë edhe më shumë, duke qenë akoma dhe më i mirë, duke tejkaluar veten.
Çdo lojtar që hyn ne fushë nga minuta e parë, ka përgjegjësitë e veta dhe e rendësishme është që lojtarët të jënë të qetë nga ana psikologjike, të japin maksimumin e tyre. Akoma nuk kemi një formacion për t’u hedhur në fushë. Nuk ka rendësi jam apo jo titullar, pasi përherë do të jap maksimumin”, perfundoi Çekiçi. (TemA)