Menaxheri i klubit të Kukësit, Naim Halili, ka komentuar hedhjen e shortit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Halili u shpreh se dëshira e tij ishte që në gjysmëfianle të përballjes kundër Skënderbeut.
“Nuk kishim preferenca pasi janë 4 ekipe të forta por kemi mundësi të mëdha për të kaluar në finalen e Kupës. Besoj se është radha jonë të kalojmë në finale dhe kemi mundësinë për të fituar Kupën.
Avantazh? Nuk jemi të avantazhuar pasi ato janë vetëm dy ndeshje dhe nuk dihet se si shkojnë gjërat por me kualitetet që kemi në ekip besoj se kupa do të vijë në Kukës.
Finalja? Nuk kemi preferenca për finale pasi si Skënderbeu ashtu dhe Flamurtari janë të forta. Unë personalisht në gjysmëfinale doja Korçën vetëm për të eliminuar ekipin kampion”, deklaroi Naim Halili.
Kukësi do të përballet në gjysmëfinale kundër ekipit të Laçit.