Dosja e trukimeve, Skënderbeu del para UEFA-s: Do shkojmë në KAS

21 Mars 2018, 17:35Sport TEMA
Dosja e trukimeve, Skënderbeu del para UEFA-s: Do shkojmë në KAS

Klubi i Skënderbeut është përballur në seancën e parë dëgjimore në Komisionin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, lidhur me procedimin disiplinor ndaj korçarëve për çështjen e trukimeve.

Përmes një njoftim klubi korçar të lë të nënkuptosh se vendimi pas kësaj seance do të jetë në disfavor  të tyre dhe do të dërgojnë në KAS të Lozanës.

Njoftimi i plotë i klubit të Skënderbeut.

Sot, më datë 21.03.2018, është zhvilluar seanca dëgjimore në Komisionin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, lidhur me procedimin disiplinor ndaj Klubit të Futbollit Skënderbeu. Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit tanë ligjorë, të cilët kanë argumentuar mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës të UEFA-s.

Duke marrë në konsideratë natyrën e konfliktit, specifikën që paraqet gjykimi disiplinor në organet juridike të UEFA-s dhe veçanërisht, egzistencën e një marrëdhënie institucionale ndërmjet organit të akuzës dhe të gjykimit, Klubi i Futbollit Skënderbeu ka bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultate të kënaqshme në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Sqarojmë sportdashësit dhe opinionin publik se proçesi gjyqësor për çështjen në fjalë është në fazën fillestare të tij dhe se Klubi i Futbollit Skënderbeu është i gatshëm të mbrojë investimet dhe punën disa-vjeçare në të gjitha shkallët e gjykimit, qofshin ato sportive apo civile.

(TemA)

 

1 komente në “Dosja e trukimeve, Skënderbeu del para UEFA-s: Do shkojmë në KAS”

  1. Dilore says:

    E verteta do te triumfoje ndaj shpifjeve te plehurinave te Shqiperise ndaj ekipit me te mire dhe me te kulturuar te vendit, KF Skenderbeu i Korçes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje