Pas mësimit të kundështarit në Kupën e Shqipërisë, tashmë laçianët i kanë sytë nga kapiteni i tyre, Gentian Selmani, i cili së fundmi ka pasur një problem muskulor.
Portieri u kthye ndaj Kamzës, por mësohet se ai ka sërish probleme.
Kjo gjë është lajmëruar nga faqja zyrtare e klubit në “Instagram”, ku thuhet se kapiteni Selmani ka udhëtuar drejt Serbisë për të kryer një seancë rikuperimi te fizioterapistja e njohur, Marjana.
Nëse Selmani nuk ia del në Durrës, pritet të luajë portieri Vata.
Dëmtimi i ka prishur punë Selmanit edhe për faktin se ai ishte pjesë e Kombëtares shqiptare U-21, e cila luan dy ndeshje kualifikuese ndaj Sllovakisë.