Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet për sfidat e javës së fundit të futbollit shqiptar.
Lojtari i Kamës, Erlis Frashëri, është dënuar me katër ndeshje pezullim për shkak të sjelljes së gabuar ndaj arbitrit të ndeshjes në sfidën kundër Laçit.
Ndërkohë, zyrtari i Korabit, Fehmi Meziu, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit duke përdorur fjalë fyese, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Gjithashtu, i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës.
Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës.
(TemA)