Kombëtarja e futbollit viziton fondacionin "fëmijët shqiptarë", për fushatën ndërgjegjësuese të autizmit

22 Mars 2018, 13:34Sport TEMA
Kombëtarja e futbollit viziton fondacionin "fëmijët

Në prag të ditës ndërkombëtare të Autizmit, futbollistët e përfaqësueses Kombëtare të futbollit i janë bashkuar kauzës ndërgjegjësuese të Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” për më shumë mbështetje dhe integrim ndaj fëmijëve dhe individëve që jetojnë më ç’rregullim të spektrit autik.

Të kryesuar nga Zv.Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Z.Edvin Libohova, sekretari i FSHF-së Ilir Shulku  si edhe nga trajneri i skuadrës kombëtare Christian Panucci,  lojtarët kanë zbritur në qëndrën Rajonale për Autizmin në Farkë.

Djemtë e kombëtares pasi panë nga afër ambjentet ku ata marrin shërbime, improvizuan një ndjeshje të shpejtë futbolli me ata më të rriturit, por edhe shkëmbyen fanellat e kombëtares me ato të fondacionit.

Trajneri i ekipit kombëtar Christian Panucci e vlerësoi si shumë të nevojshëm vendosjen e sportit në funksion të rritjes së ndërgjegjësimit ndaj kauzave që prekin njerëzit në nevojë dhe theksoi në mesazhin e tij, për më shumë angazhim dhe vëmendje karshi këtyre fëmijëve.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu përpara këtyre fëmijëve të mrekullueshëm për të përshëndetur ata dhe prindërit e tyre. Jemi ekipi kombëtar dhe një lëvizje shumë e rëndësishme, por në radhë të parë jemi njerëz dhe jemi prindër. Në shpresojmë që mund ti japim këtyre fëmijëve një buzëqeshje sot, por edhe një shpresë. Në emër të Presidentit të FSHF-së, z.Armand Duka që për një impenjim pune nuk është sot këtu do desha të përcjell mesazhin për të qenë sa më afër këtyre fëmijëve. Ne i bashkohemi thirrjes për ndërgjegjësim ndaj Autizmit. Ky është një ç’rregullim i dhimbshëm që krijon plagë në shoqëri dhe kërkon vëmëndje dhe përkushtim nga e gjithë shoqëria, por edhe fonde konkrete në drejtim të këtyre fëmijëve. Sporti ka treguar se është gjithmonë në mbështetje të këtyre kauzave jashtëzakonisht sinjifikative dhe shumë sensibël. Jemi po kaq të nderuar dhe të vlerësuar që jemi ftuar nga Fondacioni juaj mes këtij grupi fëmijësh fantastikë”.

Pas një loje të improvizuar mes fëmijëve dhe futbollistëve të ekipit kombëtar, djemtë e kombëtares dhe stafi i fondacionit thirrën një zëri “Ndriço Blu për Autizmin”, veprim symbol ky që rrit vetëdijen e publikut dhe atë shtetërore për më shumë vëmëndje dhe mbështetje ndaj individëve të prekur nga ky ç’rregullim. Në fund një foto e përbashkët e një takimi jashtëzakonisht afeksionues mes fëmijëve që trajtohen nga autizmi. Një moment i mrekullueshëm që do të mbahet mend gjatë, pasi këta fëmijë kanë nevojë për gjithçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje