Shqipëria U-19 është duke u përgatitur për ndeshjet miqësore që grupi i drejtuar nga Bogdani, do të zhvillojë ndaj Kazakistanit. Në një intervistë për “RTSH Sport”, janë shprehur 3 futbollistët e këtij ekipi, si edhe përgatitësi i portierëve, Lekbello.
Gkertos: “Nuk është hera e parë që gjendem tek ky grup dhe do të përgatitemi sa më mirë, që në fund ne të dalim me fitore”, është shprehur Gertos.
Nga ana tjetër, edhe Ismail Gecaj është i sigurt për suksesin ndaj Kazakistanit: “Besoj se do të marrim atë që na duhet në këtë ndeshje dhe ne si lojtarë duhet të jemi 100% gati, si për ndeshjet miqësore ashtu edhe për ndeshjet e tjera”.
Portieri i të rinjve të Lacios, Marko Alia, ka thënë se Lacio po i beson shqiptarëve dhe se Kombëtarja është një krenari: “Jam shumë i kënaqur në këtë ftesë të parë, pasi luaj me Kombëtaren dhe është shumë krenari për mua dhe familjen time. Kemi bërë shumë, shpresoj sërish te grupi për të bërë paraqitje të mira. Jam i kënaqur për Lacion që po beson te shqiptarët”.
Ndërsa përgatitësi i portierëve, Lekbello, është shprehur se futbollistët e Shqipërisë U-19 janë lider në ekipet e tyre. “Është kontigjent që njihet nga ana jonë, ata janë të gjithë lider te skuadrat e tyre. Marko është një portier që ka vlera, pasi luan me Lacion si portier i parë. Por edhe Shala që është duke bërë mirë gjithashtu”, ka përfunduar Lekbello.