Rikuperohet Etrit Berisha, shtohen balotazhet për trajnerin Panuçi

23 Mars 2018, 13:17Sport TEMA

Portieri Etrit Berisha duket se e ka lënë pas dëmtimin muskulor dhe gjatë ditës së sotme është stërvitur me grupin, duke qenë në formë të mirë fizike. Deri tani, trajneri Panuçi po mendonte që në portë ta niste 23-vjeçari Thomas Strakosha, por rikthimi i Berishës e ka bërë të mendohet dhe një herë.

Gjatë stërvitjeve, trajneri Panuçi ka provuar disa formacione të ndryshme për të vendosur në lidhje me titullarët, ku Ajeti, Mavraj, dhe Gjimshiti do të jenë në balotazh për 2 vende në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që Balaj dhe Sadiku duhet të japin më të mirën për të siguruar një vend në sulm.

Tekniku italian mund t’i japë një shans në këtë ndeshje afrimeve të reja, si Lika, Gavazaj dhe Abazaj, për të parë sa mund të arrijnë. Ramadani dhe Qaka shihen si pjesë e formacionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje