Shtyhet Superiorja, mësoni ditët dhe oraret e reja të ndeshjeve

23 Mars 2018, 17:06Sport TEMA

Nuk do të ketë ndeshje në mesjavën e ardhshme, siç ishte në programin e FSHF-së. Java e 27-të e Superiores është shtyrë për më datë 31 mars dhe 1 prill.

Ky është vendimi i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe që u është bërë i ditur të gjitha klubeve të Superiores.

Ndeshjet e javës së 27-të do të zhvillohen ditën e shunë dhe të diel dhe të gjitha skuadrat kanë më shumë kohë të përgatiten.

Vendimi është marrë për shkak të kushteve të vështira atmosferike, që kanë pushtuar vendin tonë ditët e fundit.

Në fakt, ka edhe shumë ditë kohë deri mesjavën e ardhshme, por situata nuk duket aspak premtuese dhe në FSHF kanë vendosur për këtë shtyrje.

Ndeshjet Vllaznia-Skënderbeu, Flamurtari-Kukësi dhe Teuta-Laçi, luhen ditën e shtunë, kurse Kamza-Partizani dhe Luftëtari-Lushnja ditën e diel.

Ja dhe datat dhe oraret e javës së 27-ë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje