Grupi i futbollistëve që trajneri Ilir Daja po stërvit këto ditë te Skënderbeu është shumë i cunguar.
Mungesat janë të shumta për shkak se disa lojtarë janë të grumbulluar me ekipet kombëtare, kurse disa të tjerë janë në gjendje gripale.
Lilaj, Gavazaj dhe Aliti janë grumbulluar me Shqipërinë dhe Kosovën, kurse Pëllumbi është pjesë e 19-vjeçarëve të Shqipërisë.
Në kombëtaren e vendit të tij duhet të shkonte edhe sulmuesi Ali Soue, por ai ka humbur avionin transit dhe është kthyer në Korçë.
Kristi Vangjeli, Marko Radas dhe Bakari Nimaga janë me grip dhe dje kanë munguar në stërvitje.
Trajneri Daja do të ketë të gatshëm grupin e futbollistëve të martën, ndërkohë që ndeshja me Vllazninë do të luhet ditën e enjte.