Kombëtarja e Shpresave ka marrë një humbje të rëndë në sfidën për kualifikueset e kampionatit europian në stadiumin “Selman Stermasi” kundër skuadrës së Sllovakisë.
Një humbje e hidhur për për skuadrën e drejtuar nga trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi, të cilët e dominuan kundërshtarin edhe pse terreni i stadiumit ishte një një gjëndje mjaft të keqe.
Por, një shpërqëndrim total në 10-minutat e fundit të ndeshjes bëri që ekipi i Sllovakisë të marrë një tre pikësh të artë në kryeqytetin shqiptar.
Kuqezinjtë arritën që të zhbllokonin rezultatin me anë të Rei Manajt në minutën e fundit të pjesës së parë pas një asisti të Zekës duke i mbyllur 45 minutat e parë me shifrat 1-0.
Në startin e pjesës së parë miqtë barazpeshojnë shifrat me anë të Spalek që shënoi një gol mjaft të bukur.
Megjithatë, do të ishte sërish Rei Manaj që do t’i jepte epërisnë ekipit të Shqipërisë në minutën e 58-të duke shënuar një dopietë në këtë takim duke ngritur në peshë stadiumin.
Por, kur ndeshja po shkonte drejt fundit në minutën e 80-të Sllovakia barazon rezultatin me anë të Dium që përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes shqiptare për të mposhtur portierin Sherri.
Goli i fitore do të vinte vetëm pas 7-minutash me anë të Mraz që shokoi kuqezinjtë duke i dhënë tre pikët ekipit të tij
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit me Sllovakinë që pas kësaj fitoreje ngjitet në vendine tretë me 9 pikë, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e pestë me vetëm 6-pikë. (TemA)
Më poshtë golat e takimit Shqipëri-Sllovaki.
Goli i pare i shenuar nga Manaj
Goli i dyte i shenuar nga Spalek
Goli i trete i shenuar nga Manaj
Goli i katerit i shenuar nga Dimun
Goli i peste i shenuar nga Mraz