FIFA i jep të drejtë Milinkoviçit, Luftëtari i detyrohet 12 mijë euro

24 Mars 2018, 11:53Sport TEMA

Kishte pak kohë që ishte harruar trajneri serb Mlladen Milinkoviç, i cili ka drejtuar Luftëtarin dhe Kukësin në Superiore. Me të dy duket se ka pasur një proces gjyqësor të hapur në  FIFA për detyrime të prapambetura financiare.

Dhe me gjirokastritët e ka fituar gjyqin. “Panorama Sport” bën me dije se trajneri serb ka fituar të drejtën e tij dhe klubi i Luftëtarit i detyrohet 12  mijë euro, që përfshijnë dy rroga mujore dhe një shpërblim të pamarre.

Nga ana tjetër, trajneri Milinkoviç kërkon edhe një shumë prej rreth 10 mijë eurosh nga Kukësi, ekipi që e drejtoi për disa muaj në kampionatin aktual.

Serbi pretendon se ka dy rroga të pamarra nga klubi verior dhe çështja është tashmë në FIFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje