Balaj: Rikthimi në kombëtare është vlerësim për mua, jam i gatshëm të jap më të mirën

24 Mars 2018, 14:13Sport TEMA

Pas Elseid Hysajt në konferencën për shtyp ishte dhe bomeri i kuqezinjve Bekim Balaj që riktheht në kombëtare pas një mungese të gjatë.

Sulmuesi shkodrat pritet që të startojë që nga minuta e parë ndeshjen miqësore ndaj Norveëgjisë, ndërsa ai vetë shprehu gatishmërinë për të dhënë më të mirën.

“Është një mungesë relativisht e gjatë, kjo edhe për shkak të dëmtimit. Rikthimi në kombëtare është vlerësim dhe kënaqësi për mua. Kam rikuperuar dëmtimin dhe tani po gjej formën më të mirë, ndaj jam gati të jap kontributin tim në fushë.

Ato janë zgjedhje taktike të trajnerit. Unë jam i gatshëm të jap më të mirën, për sa kohë më jepet mundësia. Konkurrenca gjithmonë ka qenë e lartë, ndoshta është dhe pozicioni. Jam munduar të bëj më të mirën dhe e rëndësishme është që kam qenë pjesë dhe kam dhënë kontributin tim. Besoj se ardhjet e reja i bëjnë mirë kombëtares, pasi rritet konkurrenca”

Në vijim Balaj, komentoi dhe të ardhmen e ti. 27-vjeçari që luan në Rusi me Terek Grozny tha se ndihet mirë tek ky ekip duke theksuar se në këtë fillim të kampionatit është aktivizuar dhe si titullar.

“Kam kontratë aty, pasi kam pasur dhe dëmtimin. Momentalisht ndjehem mirë dhe uroj ta lë pas atë periudhë të vështirë. Kampionati sapo ka rinisur dhe kam luajtur titullar, ndaj shpresoj të vazhdoj kështu”, deklaroi Balaj.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje