U-19, Bogdani: Zhvilluam një lojë të mire, por gjithsesi bëmë gabime

24 Mars 2018, 17:02Sport TEMA

Shqipëria U-19 ka fituar takimin miqësor ndaj Kazakistanit, falë golit të Kumbullës në pjesën e parë.

Trajneri Erjon Bogdani u shpreh se ekipi zhvilloi nje ndeshje te mire, dhe ne sfiden e rradhes do tu jepet mundesia dhe lojtareve te tjere.

” Zhvilluam një lojë të mire, por gjithsesi bëmë gabime. Duhet ta rishoh ndeshjen, e rëndësishme është që të zhvillojmë sa më shumë takime miqësore që djemtë të njihen dhe të jenë gati për 3 ndeshjet kualifikuese në muajin tetor.

Në ndeshjen tjetër do t’u japim hapësira edhe lojtarëve të tjerë që nuk luajtën shumë sot. Unë kam grumbulluar 26 lojtarë dhe në fund do të nxjerrim konkluzionet tona.

Objektivi nuk ndryshon, vjet e kishim të vështirë, tani ka konkurrencë brenda ekipit, ka elementë cilësorë. Ata duhet të tregojnë veten edhe tek ekipet ku luajnë, që të marrin minuta në këmbë”, tha Bogdani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje