Spalletti tallet me tifozët e Milan: Poshtë mbeteni edhe po fituat 3-0

24 Mars 2018, 19:04Sport TEMA

Ndërprerja e kampionateve për ndeshjet e kombëtareve i jep mundësi atyre që nuk janë të përfshirë me përfaqësueset që të kalojnë pak kohë pushim.

Kështu është edhe për trajnerin e Inter, Luciano Spalletti, i cili ka vendosur të kthehet në Firence gjatë kësaj periudhe.

Tekniku, gjatë një xhiroje në qytet, është ndalur nga disa tifozë të Milan-it, të cilët e kanë provokuar mbi derbin që do të luhet 4 prillin e ardhshëm.

“Po fituam 3-0?”, e ka pyetur një tifoz Spalletti-n, i cili është përgjigjur menjëherë:

“Edhe po ndodhi kjo poshtë nesh do të mbeteni”.

Inter në fakt, është në vendin e katërt me 55 pikë, ndërsa Milan ndodhet në të gjashtin, pesë pikë larg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje