Olsi Rama: Jo vetëm Alban Hoxhën, Panuçi duhet të kishte ftuar edhe Trashin

26 Mars 2018, 18:51Sport TEMA

Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi  Rama ka folur para ndeshjes miqësore Shqipëri-Norvegji, duke treguar se i kanë pëlqyer mendimet e Panuçit për të provuar një lojë sulmuese, por njëkohësisht ka shprehur edhe dëshirën për të pasur më shumë lojtarë të Partizanit në Kombëtare.

Ai tha se përveç Hoxhës, edhe Lorenc Trashi e meriton një ftesë pasi është lojtar me shumë cilësi.

“Më pëlqen mendimi i Panuçit për të sjellë lojtarë të rinj dhe për të provuar një lojë ofensive. Kjo është vetëm një ndeshje miqësore për të parë skemat e trajnerit ku dhe rezultatin do të rriste moralin dhe harmoninë në skuadër

Partizani? Ja vlen të kthehet vështrimi edhe nga kampionati shqiptar sepse është rritur cilësia. Panuçi mund të merrte edhe Trashin pasi është një lojtar me shumë cilësi dhe e meritonte një ftesë te Kombëtarja”, u shpreh Olsi Rama.

1 komente në “Olsi Rama: Jo vetëm Alban Hoxhën, Panuçi duhet të kishte ftuar edhe Trashin”

  1. Angjelini says:

    Po ben edhe punen e trajnerit te kombetares tani? Ike ore idot se na hapet barkun ju te afermit e politikanve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje