Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli përpara ndeshjes me Norvegjinë, ku preku edhe çështjen e talenteve, që po kthehet si mollë sherri mes Kosovës e Shqipërisë.
Lufta mes Kosovës e Shqipërisë për talentet
Çdo lojtar është i lirë i të zgjedhë kë të dojë. Ne jemi të lumtur kur ata realizojnë dëshirat e tyre. Sa më shumë kualitete, aq më mirë për ne.
Sot do të jemi për të luajtur sa më mirë, për një ndeshje miqësore, jo për debate.
Atmosferë e vakët
Besoj se do të kemi atmosferë të pranueshme për një ndeshje miqësore, shpresoj që ta mbështesim mjaftueshëm ekipin.
Lojtarë nga Superiorja më shumë…
Nuk ka lidhje se ku luajnë futbollistët, në Kombëtare luajnë ata që janë më të mirët për momentin.