Kosova fiton dhe miqësoren kundër Burkina Fasos

27 Mars 2018, 20:34Sport TEMA

Kosova e ka nisur me këmbën e mbarë vitin 2018: pas fitores me Madegaskarin, vjen dhe suksesi ndaj Burkina Fasos me rezultatin 2-0.

Në ndeshjen e luajtur në Francë, të besuarit e Challenders treguan një lojë me shumë nivel dhe arritrën që të dominojnë ndaj kundërshtarit.
Edhe pse pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekuara, përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi ishte dominuese dhe rastet për shënim nuk munguan.

Në minutën e 74-t u zhbllokua rezultati me golin e shënuar nga Muriqi. Në minutën e fundit miqtë nga Burkina Faso mbetën me 10 futbollstë, ndërsa Paqarada me një goditje të lirë shënoi edhe golin e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje