U-21, Shqipëria e Alban Bushit turpërohet në Sllovaki

27 Mars 2018, 19:27Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare U-21 ka marrë një tjetër humbje turpëruese për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, janë mundur para pak minutash me rezultatin e thellë 4-1 nga skuadra e Sllovakisë në transfertë.

Një disfatë e rëndë për kuqezinjtë që tashmë nuk kanë më asnjë shans për të shpresuar tek një kualifikim i mundshëm.

Ekipi shqiptar merr humbjen e dytë me të njëjtën skuadër brenda pak ditëve pas asaj të pësuar në “Selman Stermasi” me shifrat 2-3.

Golin e vetëm në këtë takim për Shqipërinë e shënoi sulmuesi Rei Manaj, ndërsa për Sllovakinë shënuan Haraslin, Mraz që shënoi një dopietë dhe Siplak.

Pas kësaj humbjeje Shqipëria renditet në vendin e parafundit me vetëm gjashtë pikë, kurse Sllovakia pozicionohet në vendin e dytë me 12 pikë. (TemA)

1 komente në “U-21, Shqipëria e Alban Bushit turpërohet në Sllovaki”

  1. mirel says:

    Cila Shqiperi ka ngelur pa u turperuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje