U-19, Bogdani: Të dyja ndeshjet ishin eksperiment, krijova një ide të qartë për ekipin

27 Mars 2018, 17:54Sport TEMA

Trajneri i kombëtares U-19, Erjon Bogdani, ka folur pas humbjes së pësuar në miqëoren e dytë kundër Kazakistanit.

Kuqezinjtë u mposhtën në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes me rezultatin e ngushtë 0-1, me një gol të pësuar në minutën e fundit të takimit.

Trajneri Bogdani u shpreh se të dyja takimit ishin një eksperimet që i shërbyen për të krijuar një ide më të qartë për ekipin.

“Të dyja ndeshjet miqësore ishin eksperiment. Më shërbyen dhe krijova një ide të qartë për ekipin përfaqësues.

Megjithatë jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Do vazhdoj të shikoj futbollistët e rinj premtues”, deklaroi Bogdani pas përfundimit të ndeshjes. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje