Peshngritësi Briken Calja, siguron 3 medalje ari në Europianin e Peshëngritjes

28 Mars 2018, 20:26Sport TEMA

 Pas lajmeve të dopingut që përfshinë peshëngritjen shqiptare, Briken Calja me paraqitjene tij në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë, ka valëvitur flamurin kuqezi në majën e podiumit.

Peshëngritësi shqiptar ka vendosur diktatin në Europianin e Peshëngritjes, ku 28-vjeçari triumfoi në të gjitha disiplinat duke rrëmbyer tre medalje ari.

Në Europianin e pëshëngritjes Calja realizoi të tre provat e tij në stilin e shkëputjes duke ngritur fillimisht peshën 141 kilogram, me shumë lehtësi.

Në provën e dytë, 28-vjeçari ngriti 143 kilogram për ta mbyllur më pas me peshën 146 kilogram dhe duke “rrëmbyer” medaljen e artë në këtë stil.

Calja e nisi garën me 171kg, kur të tjerët thuajse e kishin përfunduar atë dhe e realizon me sukses provën e parë. Por në të dytën shtangisti kuqezi dështon të ngrejë 175kg, peshë të cilën e realizon me sukses në provën e tretë, duke siguruar kështu medaljen e artë edhe në këtë stil.

Në dygarësh, Calja renditet sërish i pari, me 321kg në total, duke fituar kështu 3 medalje të arta në Europian, duke qenë absolut në peshën 69kg.

Medaljet e artë nga Calja pritet të ndryshojnë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pas problemeve të vazhdueshme me dopingun. (TemA)

3 komente në “Peshngritësi Briken Calja, siguron 3 medalje ari në Europianin e Peshëngritjes”

  1. Nardi says:

    Po c’te duhet recordi mor i shkrete. Tani do dalesh me doping…

  2. Albani says:

    Te presim rezultatet antidoping perpara se te gezohemi,sepse dhe ne rastet e tjera turpin e morem shume kohe pas “medaljes”.

  3. guri shabani says:

    te presim se mos del dopingu.Me mire te gezohemi pas analizave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje