Si të mos mjaftonte sezoni i dështuar në Bundesligën gjermane, Hamburgu po has probleme edhe me lojtarët, nga të cilët priste më shumë siguri, si në rastin e Mërgim Mavrajt.
Menjëherë pas kthimit nga impenjimi me Kombëtaren shqiptare, në miqësoren me Norvegjinë, futbollisti i kuqezinjve ka marrë një ndëshkim nga ekipi i Gjermanisë veriore.
31-vjeçari do të detyrohet tani të stërvitet me ekipin e të rinjve, një ndëshkim i drejtpërdrejtë nga trajneri Christian Titz, që po vepron me dorë të hekurt për shkak të gjendjes kritike ku ndodhet skuadra. Tekniku i Hamburgut ka urdhëruar që shqiptari të stërvitet me ekipin e dytë për një periudhë të pacaktuar.
“Stafi teknik ka vendosur ta largojë Mërgim Mavrajn nga ekipi i parë për motive sportive”, tha drejtori sportiv, Bernhard Peters.
Mavraj është aktivizuar në 17 ndeshje të Bundesligës këtë sezon, me Hamburgun që renditet i fundit me 18 pikë, 7 më pak se vendi i 15 që i shpëton rënies.
Më parë, skuadra e Bundesligës ka dënuar edhe brazilianin Ëalace Souza Silva, për arsye disiplinore. Mesfushori përballet me penalitete për një udhëtim të paautorizuar në Milano.
Po ky sikur vajti dhe ne “Meke” per haxh ?
fundi i nje…………korraku sunit,allah uakbar!
Mos u merzisni se Mergimi gjen qetsi tu u fal veshun me fustan,ene tu u stervit ene djersit me Hoxhen, ? dhe i ben ma mire ekipi i dyte,se ndoshta mbledh forca ma shume. ?
Mire tja boje meka nuk e ndimoje as kurani jo
Turp per ata qe shajne/tallen me bashke atdhetarin. …
Ky duhet te shkoje ke ai hoxha se i paskan bere magji