Tekniku i Kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi, pas turpërimit në dy sfidat eleminatore ka dal këtë të enjte në një konferencë shtyp duke kërkuar që të justifikojë turpin e dy ndeshjeve ndaj Sllovakisë.
Bushi ia ka hedhur fajin mbrojtjes që sipas tij bëri disa gabime amatoreske.
Ne vijim Bushi tha se qe nga viti 1975 ekipi i shpresave nuk ka dërguar tre lojtarë brenda një viti tek ekipi A.
“Mbas asaj humbjeje të thellë nuk ndihem mirë dhe as opinioni nuk ndihet mirë, por pas çdo humbjeje ka një analizë. Mendoj se pas humbjes së parë ekipi mori një goditje psikologjike dhe ndikoi në ndeshjen e dytë. Duke parë terrenin në “Selman Stërmasi” dhe minutat e pakta të lojtarëve, mund të them se kanë ndikuar.
Kemi bërë gabime amatoreske në mbrojtje, por ekipi ka qenë i vendosur mirë. Nuk kishim shthurje, na ndëshkuan gabimet individuale. Mbrojtja ishte pa minuta në këmbë dhe kishim një stoper, kjo bën qe kundërshtari të të dënojë. Mendoj se kemi marrë atë që në kemi kërkuar.
Duam të mbajmë topin, ta qarkullojmë dhe i kemi realizuar të gjitha këto. Edhe kur kemi humbur topin, kemi arritur ta marrim sërish. E vetmja ndeshje që ekipi nuk i realizoi të gjitha këto ishte kjo e fundit. Nëse do të kishim lojtarë të ekipit A them se do të ishte rritur loja. Mungesa e Selmanit, Bares, Abazajt dhe gjithë të tjerëve ndikuan. Kishim 11 mungesa. Edhe Spanjës, t’i heqim 3 lojtarë, ndikohet në lojën e saj.
Rei Manaj ishte lojtar që edhe ju e kishit harruar, por ne e rikthyem, shënoi 3 gola dhe them se tani është gati për ekipin e parë. Që nga viti 1975 ekipi Shpresa nuk ka dërguar 3 lojtarë tek ekipi A brenda një viti. Rei Manaj është sulmuesi më i mirë shqiptar qe kemi deri tani. Kemi bërë që lojtarët tanë të kalojnë tek ekipi A me një mentalitet ndryshe.
Duke bërë një analizë, djemtë duhet t’i motivojmë, pavarësisht se kanë humbur. Irlanda ka 12 pikë, por deri tani nuk ka ditur të mbajë topin. Ne kemi pasur një përqindje të lartë të qarkullimit të topit. Na kanë dënuar gabimet individuale. Kemi bërë mirë deri tani, por na ka munguar edhe fati dhe them se duhet të mësojmë nga gabimet”, tha Bushi.
Kujtojme qe Kombetarja U-21 mori dy humbje ndaj Sllovakise, një në “Selman Stermasi”, me shifrat 2-3 dhe tjetra në transfertë me rezultatin e thellë 4-1 duke bere dy ndeshje shume te dobeta. (TemA)
..i paafte ,duhet burreri ta pranosh.!
Shporreni kete idiot te pa afte se ky e ka mendjen te beje biznes!
Ky ishte i pari qe sulmoi De Biassin pas kualifikimit ne Europian!
Kush i ve keto tipa tranjera se po na lujn menc
Kush i ve keto tipa tranjera se po na lujn menc
futja kot bushi
Te theme te drejten qe ky nuk bene as per roje te stadiumit e jo me per trainer .TUR per ata qe i kane besuar rolin e trainierit DUHET LARGUAR NJE ORE e sa me pare.
NUK esht justifikim kur thoni nuk ka minuta ne kemb ,ti si trajner mos mblidh spektator ne ekip mer lojtar qe luajn gjith kohen se lun jasht vendit apo mren nuk ka rendesi , por mer ata qe luajn rregullisht ky nuk esht justifikim , ti kur e di qe ngoh stolin lojtari pse e therret per shoqni justifikim qesharak.boni dy ekipe nji me lojtar vendi qe luajn ter kohes dhe nje me spektatoret qe ngrofin stolin por qe jan neper ekipe te huja .