Insitucioni më i lartë i futbollit, UEFA, ka lënë në fuqi dënimin për 10 vite jashtë Kupave të Europës për klubin e Skënderbeut dhe një dënim me 1 milionë euro gjobë.
Vendimi që u publikua sot është marrë më datë 21 mars që e grops klubin shqiptar, e cila është e para skuadër që dënohet kaq rëndë për trukime ndeshjes.
Në një reagim për “Panorama Sport”, presidenti Ardjan Takaj që gjithashtu është në listën e zezë të UEFA-s si trukues ndeshjes së bashku me Agim Zeqon dhe Ridvan Boden, është shprehur se e priste këtë vendim, duke shtuar se do e apelojë këtë vendim në KAS dhe gjykatën federale të Zvicrës
“Jemi të pastër nga kjo histori, dihej që ky do të ishte vendimi. Ne jemi të bindur për pafajësinë, edhe nëse KAS e lë në fuqi këtë vendim, do të shkojmë gjykatën federale të Zvicrës. Tifozët e Skënderbeut i garantoj se do të jemi pjesë e Championsin këtë sezon”, shprehet Takaj.
Një gjë e tillë që e bën vetëm për të shtyrë vendimin duke shpresuar që dhe këtë vit të luajë në Kupat e Europës për të përfituar ndonjë lek.
Pse jo dhe të shesin ndonjë ndeshje tjetër meqë ja kanë marrë dorën! (TemA)
Leku se futbolli ka marre fund me kohe.
Nuk mjafton kurrsesi denimi dispilinor sportiv!
Per kete sistem te sofistikuar korruptiv
duhen prangat, burgu dhe litari
sipas pergjegjesise te secilit.
per gjithe shkaterrimin e futbollit shqiptar
dhe emrit te Shqiperise ne arenen sportive nderkombetare!
Dukesh që ke qënë trukuesi i ndeshjeve,sepse edhe në këtë deklaratë po trukon.Ç’farë do të thuash me shpehjen :”Dihesh vendimi,por jemi të pastër’,domethënë instancat venendim marrëse të UEFA-s kanë trukuar me drejtësinë për dënimin tonë,pra kanë marrë vendime të pa drejta,duke mashtruar,ndërsa JU mashtruesit qënki të pastër edhe mbi qeverinë e futbollit Europian.Turp. Të thuash dhe të ndihmosh të dalë e vërteta këjo e rregullon moralin tënd.