Dënimi i Skënderbeut, reagon Mirel Josa: Më vjen keq, por jam shkëputur nga korçarët

29 Mars 2018, 19:36Sport TEMA

Ish-trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, ka reaguar në lidhje me dënimin që UEFA i ka dhënë klubit korçar, duke e përjashtuar me 10 vjet nga çdo kompeticion europian.

Në një prononcim për “Insport.com”, ai shprehet se ndihet shumë keq për vendimin që ka marrë UEFA, duke kërkuar njëkohësisht që të gjenden fajtorët. Në raportin e bërë publik nga UEFA, përmendet edhe emri i Mirel Josës, por ai shprehet se ndihet i pastër.

“Ndihem shumë, shumë keq për këtë lajm. Vërtet jam i shokuar dhe nuk kam koment. Ka dy vjet që jam shkëputur me Skënderbeun. Sidoqoftë, ky lajm është shumë i keq. Nëse UEFA vërtet ka fakte për ato që i ka thënë, atëherë duhet shikuar kush janë ata njerëz që kanë vepruar kundërligjshëm. Kjo është një gjë shumë e keqe për futbollin në përgjithësi, e për futbollin shqiptar në veçanti”, u shpreh trajneri i Prishtinës, Josa.

Skënderbeu drejtohej nga vetë Mirel Josa në ndeshjet të cilat janë marrë nën hetim nga UEFA, ndërkohë që me korçarët, trajneri 54-vjeçar arriti të fitonte 4 tituj kampion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje