Klubi i Skënderbeut ka reaguar pas vendimit të UEFA-s që la në fuqi dënimin për 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë.
Përmes një njoftimi klubi korçar thekson do të apelojë në CAS dhe në Gjykatën e Lartë Federale Zvicerane këtë vendim të Inspektorëve të UEFA-s.
Sipasi tyre me këtë vendim institucioni i UEFA-s ka vrarë besueshmërinë e tij.
Njoftimi i plotë i Skënderbeut.
– DEKLARATË PËR SHTYP
Sot, më datë 29 Mars 2018, Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s shpalli vendimin për përjashtimin e KF Skënderbeut nga kompeticionet europiane për një periudhë 10 vjeçare dhe caktimin e një mase disiplinore financiare në vlerën 1 milion euro. Siç ishte paralajmëruar nga ana jonë më datë 21 Mars 2018, vendimi i organit juridik të UEFA-s pritej të ishte i tillë, pasi vetë procedimi në këtë institucion paraqet të meta serioze në lidhje me parimin e pavarësisë institucionale dhe garantimin e të drejtave proçedurale të palëve.
Përpara këtij vendimi, e vetmja mënyrë për KF Skënderbeun për të mbrojtur punën shembullore të klubit dhe krenarinë e komunitetit sportiv korçar e kombëtar mbetet apelimi në CAS dhe në Gjykatën e Lartë Federale Zvicerane. Është e qartë për të gjithë shqiptarët se drejtësia sportive e UEFA-s është tërësisht në funksion të interesave striktërisht private të këtij institucioni dhe të partnerëve të tij.
Krenarë për sukseset historike, të cilat janë produkt i meritave, mundit dhe sakrificave tona, KF Skënderbeu mbetet besimplotë se drejtësia e pavarur sportive ose civile do të konfirmojë pafajësinë tonë dhe do të rrëzojë vendimin absurd të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s. Çmojmë se e vetmja arritje e UEFA-s përmes këtij proçesi është vrasja e kredibilitetit dhe integritetit të këtij institucioni në komunitetin sportiv ndërkombëtar.
(TemA)
UEFA nje institucion krejtesisht i korruptuar duke u hequr si e ndershme.Pikaaaa!!
Nuk e harron kure fitoren e Shqiperise ne CAS per denimin qe ky organ i korruptuar i dha Shqiperise ndaj Serbise.
Sot eshte e kote te themi ndonje mendim. Gjithsesi dicka duhet sa per ngushullim. Mbase e ulin apo pergjysmojne denimin KAS, ne kohe dhe ne leke qe per ju jane oksigjen. Kam 50 vjet qe e ndjek futbollin. Nuk e kisha pare ndonjehere Ritvan Boden ne stadium. Ne Rkicke stadiumin e dine vathe per lope. Per here te pare e pash ne ate kampionatin fantazme kur ne fund te fazes se dyte skuadra ishte 12 pike pas vendit te trete nga fundi dhe fitoi tere fazen e trete dhe shpetoi e pastaj vetem kampion. Ishte viti 2010 me duket. Po kete pjese ia ka lene Duke mafiozit ta hetoje. UEFA eshte marre vetem me ndeshjet e saj, me ato qe “Skenderbeu” ka manipuluar per te fituar apo shitur ne Europe.