“Pseudonimi “Hyjnori”? Ata donin thjesht të talleshin me mua”

30 Mars 2018, 10:07Sport TEMA

Ai mbërriti tek Inter si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë të kampionatit brazilian dhe si pasardhësi i Maicon, por nuk arriti të tregonte nivelin e duhur tek Inter dhe kjo edhe për peshën e rëndë që mbante mbi supe.

Sot, Jonathan luan te Paranaense dhe po bën mirë.

Gjatë një interviste me FC Inter News, lojtari zbuloi se i mungonte shumë Italia dhe Inter:

“Më ka marrë malli për Inter. Zikaltrit kanë qenë shumë të rëndësishëm për mua pasi mësova shumë gjëra të reja, sidomos në aspektin taktik. Jam i lumtur me karrierën time.

Më vjen keq për dëmtimet e shumta që nuk më lanë të shprehesha më mirë”.

Ai rikujton edhe njëherë një nga intervistat pas ndeshjes që ka mbetur në histori ku u shpreh se “Inter humbet dhe është faji i Jonathan. Bie shi përjashta dhe e ka fajin Jonathan.

Edhe lojtarët e tjerët bënin gabime dhe askush nuk i kritikonte siç më kritikonin mua.

Gjatë asaj kohe, kur unë humba dhe unë bëra disa gabime, përfundova në stol.

Pseudonimi Hyjnori? Jam i sigurt se ishte një pseudonim i krijuar nga dikush që donte të tallej me mua.

Edhe sot e kësaj dite në mediat sociale më thërrasin ashtu për gallatë. Nuk më intereson. Nuk më lëndon. Asgjë nuk ndryshon.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje