Në hetimet e kryera nga UEFA, Skënderbeu konsiderohet si një rast specifik, pasi në dosje radhiten mbi 50 ndeshje të dyshuara si të trukuara.
Ndonëse në listën e ndeshjeve të dyshuara ndodhen edhe shumë ndeshje të Skënderbeut të luajtura ndër vite në Superiore, në vendimin e zbardhur katër janë kryesore, të cilat u kanë mjaftuar hetuesve për të dalë në ndëshkimin shembullor të Skënderbeut.
Ja katër ndeshjet e dyshuara dhe argumentet:
1.Krusaders-Skënderbeu (21/06/ 2015 Champions)- Në përgjithësi, këto modele bastesh tërësisht anormale tregojnë se një periudhë specifike e ndeshjes ishte e manipuluar për të siguruar përfitime bastesh të korruptuara.
2.Dinamo Zagreb-Skënderbeu (25/ 08/2015 Champions)- Prova për të mbështetur këtë konkluzion është shumë e madhe, me baste shume dyshuese. Skënderbeu qëllimisht tentoi të pranonte të paktën dy gola në fund.
3.Sporting Lisbonë-Skënderbeu (22/10/2015 Liga e Europës)- Ka prova të konsiderueshme për të treguar se ka një përpjekje të organizuar për të gjeneruar përfitime bastesh të korruptuara nga kjo ndeshje. Asnjë justifikim nuk mund të provohet për baste të vëna për Skënderbeun se do të pësojë të paktën një gol në fund të ndeshjes, si dhe për 6 gola të shënuar në total.
4.Skënderbeu-Lokomotiva Moskë (10/12/2015 Liga e Europës)- Nuk ka faktorë mbështetës që mund të llogariten për modelet e bastit “live” shumë të dyshimta, të cilat janë parë për Skënderbeun të humbasë nga të paktën dy gola dhe për të paktën 2 ose 3 gola të shënuar në total.
Në mënyrë të përgjithshme, teoria e provave sugjeron se Skënderbeu manipuloi këtë ndeshje për të siguruar përfitime nga bastet e korruptuara në një skemë, që u realizua në një mënyrë shumë të organizuar.(PanoramaSport)
Po pse moj uefa, pse Ja prishe endrren morracakeve te Skenderbeut qe 7-8 vjet me pare s’dinin c’ishte futbolli e sapo i mori lobi i oligopolisteve matrapaze u bene te gjithe korcarushet tifoze te zjarrte futbolli !
Po si nuk doli nje korcar te thoje, po gabuam, mea culpa, e ekzagjeruam ca, na u veshen syte nga ca fitore (shpeshhere jo te pastra) e nuk mundem te shikojme tamam realitetin. Apo, sic do te ishte edhe me e drejte, te akuzojne kreret matrapaze e bastexhinje qe kishin si qellim ta rrisnin Skenderbeun thjesht per ta futur ne kompeticionet nderkombetare ku edhe bastet jane shume perfituese. Jooo, per qamet !! Dalin goxha zonja e zoterinje e thone mos na e prishni endrren, kur po del haptas qe Skenderbeu ishte shnderruar ne nje barke piratesh te paskrupullt. Sigurisht denimi eshte ca i tepruar, i ekzagjeruar. 5-6 vjete ndoshta mjaftonin..por ne ndonje tjeter kontekst. Uefa duke pare zullumet e pisllekun qe kish arritur fundin ne kampionatet shqiptare, duke pare edhe se kush e drejtonte kete klub, mori nje vendim mese te drejte. Zagaret e matrapazet e padenje qe tallen me sportdashesit e vertet duhet tu rrine larg kompeticioneve serioze per 10 vjete ! Te kuptohemi, pislleqe e ndeshje shesin dhe te tjeret ne evrope, por shqiptari eshte nje qenie e pangopur, i eger dhe i trashe njekohesisht. do te fitoje sa me shume e sa me shpejte. Mos u ngopshi, mire tju behet !! Kerma !!I
Keto Jane argumenta shkencore, bazuar ne teori thellesisht matematike, si ato statistikore ku perfshihen rezultatet e pritshme dhe devijimet rastesore apo te qellimshme e ku perfundimi i pritshem eshte plotesisht I sakte. Drejtuesit e Korces nuk I njohin keto fusha dhe mendojne se po thane ata po vertetohet manipulimi, po thane Jo nuk pranohet. Jane krejtesisht injorant e te mjere, sidomos kur thone se UEFA na ka inat.