Teuta e plotë në sfidën me Laçin

30 Mars 2018, 16:22Sport TEMA

Për Teutën të gjitha ndeshjet e mbetura në kampionat janë si finale.

Nesër durrsakët presin Laçin në shtëpi dhe marrja e tri pikëve është detyrë për skuadrën e trajnerit Gentian Begeja.

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, duke pasur parasysh edhe formën e mirë që po kalon Laçi, ekip që pretendon të shkojë në Europë.

Por pozitiv është fakti që grupi i futbollistëve është i plotë për këtë ndeshje. Kapiteni Arbër Çyrbja ka lënë pas dëmtimin dhe është gati të luajë nga minuta e parë.

Më parë janë bashkuar me grupin edhe disa lojtarë të tjerë që kanë pasur dëmtime, si Hërkaç dhe Mustafov.

Trajneri Begeja ka mundësinë të zgjedhë për formacionin dhe kuptohet që loja e Teutës do të jetë e orientuar drejt sulmit, sepse i bën punë vetëm fitorja në këtë 90-minutësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje