FSHF pranon mungesën e dokumentacionit: Do t’i ridrejtohemi dhe njëherë Gjykatës…

30 Mars 2018, 17:19Sport TEMA

Federata Shqiptare e Fubtollit ka reaguar pasi Gjykata e Tiranës vendosi të mos njoh zgjedhjet e datës 7 shkurt.

Përmes një njoftimi për shtyp, FSHF pranon mos plotësimin e dokumentacionit dhe thekson se do t’i ridrejtohet gjykatës pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar.

“FSHF njofton opinionin publik se nga Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF.

Ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumentave shtesë që ka kërkuar gjykata. Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar FSHF do ti ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji.

Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me rregjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të rregjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do ti vihen në dispozicion”, thuhet në komunikatën e FSHF-së. (TemA)

1 komente në “FSHF pranon mungesën e dokumentacionit: Do t’i ridrejtohemi dhe njëherë Gjykatës…”

  1. serveti says:

    TURP , TURP DHE VETEM TURP…….
    AUTORE TE NJE HIPOKRIZIE TE MADHE……..
    K R I M I N E L A.,.,.,.,.,
    UEFA DHE TERE SHQIPTARET PO UA THONE TROC KUSH JENI DHE KU E KENI KATANDISUR FUTBOLLIN SHQIPTAR , JU PERSERI KEMBENGULNI …….
    ZOTERINJ TE PROKURORISE DHE GJYKATES , PUNA JUAJ NE KETE DREJTIM ESHTE SHUME KOMODE , UA KA SJELLE UEFA ARGUMENTET……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje