Ja si FSHF gënjeu me reagimin publik për Zgjedhjet

30 Mars 2018, 19:17Sport TEMA

Gjykata e Tiranës, nuk regjistroi vendimin e Asamblesë Zgjedhore gjatë ditës së sotme, duke u bazuar te paligjshmëria e anëtarëve që votuan.

“Vipsport.al” ka siguruar nga burime pranë FSHF-së, edhe vendimin e argumentuar të Gjykatës, në të cilën parashtrohen shumë qartë edhe arsyet, pse nuk u vendos që të rregjistrohej Asambleja Zgjedhore e datës 7 shkurt.

Ajo që e bën akoma më shqetësuese qëndrimin e FSHF-së, është fakti që vazhdojnë të gënjejnë opinionin publik. Në reagimin e tyre, ka një tentativë për të ofenduar inteligjencën e sportdashësve, duke pasur njëkohësisht edhe një mashtrim publik.

Më poshtë, ju argumentojmë edhe arsyet pse FSHF vazhdon të gënjejë dhe të manipulojë:

Së pari, në reagimin e saj, FSHF nuk e mohon që Gjykata vendosi të mos e regjistrojë vendimin e Asamblesë (këtu ka një përqindje sinqeriteti të detyruar nga ana e tyre).

Së dyti, FSHF deklaron se Gjykata u ka kërkuar disa dokumentacione, të cilat ata do i plotësojnë. Pikërisht në këtë justifikim, “Vipsport.al” i bën të ditur ekskluzivisht opinionit publik se si qëndron e vërteta, shumë larg asaj që Federata mundohet të fshehë:

Për këtë gjë, i la në dispozicion FSHF-së plot 13 ditë, pasi duhet t’i paraqisnin deri më datë 26 mars 2018.

Në përmbyllje të këtyre argumentave, “Vipsport.al” i tregon opinionit publik me transparencë, se si FSHF vazhdon të tentojë për të manipuluar.

Për sqarim, sot kemi një president FSHF-je dhe 10 anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, që nuk kanë të drejtë të marrin asnjë vendim, që nuk mund të firmosin asgjë dhe mbi të gjitha që nuk e morën dot zyrtarisht mandatit, për shkak të paligjshmërisë së zgjdhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje