Kategoria Superiore/ Ekipet e mbijtesës fitojnë ndaj skuadrave të kreut

31 Mars 2018, 15:57Sport TEMA

Vllaznia ka marre tre pike te arta ne luften e saj per mbijetese ne Kategorine Superiore.

Kuqeblute thyen ne “Loro Boriçi” skuadren e Skenderbeut e cila vinte ne kete takim pas goditjes se UEFA-s qe la ne fuqi denimin pet 10 vite te korçareve jashte Kupave te Europes dhe 1 milion euro gjobe.

Nje dygolesh i shenuar nga ana e sulmuesit Andi Ribaj i dha nje tre pikesh te arte skuadres se tij qe rrezikon renien ne Kategorine e Pare.

Golin e vetem per bardhekuqte e shenoi Soue, qe nuk i sherbeu Skenderbeut te dilte me pike nga kjo transferte.

Pas kesaj fitoreje Vllaznia pozicionohet ne vendin e  tete me 30-pike ndersa Skenderbeu mban vendin e pare me 60 pike.

Tre pike te arta ka marre dhe Teuta ne “Niko Dovana” perballe Laçit me rezultatin e ngushte 1-0.

Nje fitore e rendesishme per bregdetaret te cilet gjithashtu rrezikojn seriozisht renien nga Kategoria.

Nje gol i shenua ne minuten e 85-te nga mbrojtesi Shkalla i dha suksesin ekipit te Begejas.

Me kete tre pikesh Teuta renditet ne vendin e nente me 29 pike, ndersa Laçi klasifikohet ne vendin e trete me 42 pike.

Kujtojme qe ne oren 17:00 luhet sfida tjeter e javes se 27-te qe eshte mes Flamurtarit dhe Kukesit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje