Trajneri i Vllaznise, Ernest Gjoka, foli pas tre pikeve te marra ne “Loro Boriçi” ndaj Skenderbeut.
Gjoka u shpreh se ekipit i buzeqeshi fati, por shtoi se skuadra reagoi mjaft mire kur kundershtari i barazoi.
“Mendoj se nuk ishte çështja e gjendjes së tyre, por lojtarët e Vllazninsë dhanë gjithçka dhe në futboll ndodh çdo gjë. Ndonjëherë nuk fiton cilësi, por dëshira.
Nuk është çështje ngërçi psikologjik, por është momenti, ai momenti i fundit që duhet të jesh i qetë. Edhe pse Skënderbeu na barazoi ne gjetëm forcat për tu rikthyer.
Orelesi dhe Berisha bënë shumë sot për të ndaluar aksionet e Skënderbeu. Sidomos te një rast specifikisht. Mendoj se edhe Vllaznisë i buzëqesh fati ndonjëherë.
Qetësi ne nuk do kemi kurrë, por do kërkojmë të bëjmë më të mirën. Edhe Teuta fitoi. Tashmë fiton lufta përfundimtare. Janë 9 javë që nuk na lënë të buzëqeshim, pasi deri në fund do të jetë garë shumë e vështirë.
Ardhja e tifozëve në stadium është oksigjen. Qyteti i Shkodrës e do ekipin gjithmonë në elitë. Mendoj që takimi duhet të ishte zhvilluar edhe më vonë sepse do të kishte edhe më shumë tifozë”, u shpreh Gjoka.
Kurse trajneri i Skenderbeut Ilir Daja, u shpreh:
“Pritej një farë mase nga UEFA ky vendim, nga ajo që ishte trajtuar kohët e fundit, por jo në këto masa drastike që u mor. Për të sqaruar opinionin, sepse unë jam i fundit që mund të trajtoj situatën në lidhje me UEFAn. Pozicioni im lidhet me një situatë në kushtet e dyshimit për ndeshje të disa viteve më përpara.
Masa është gati përjashtim i përhershëm, pasi 10 vite pjesëmarrje do të thotë që gjithçka që ka bërë mirë Skënderbeu, duhet të mendohet në ekzistencën apo jo të klubit. Kur futbolli është edhe biznes brenda, dikush do investonte ta çonte Skënderbeun këtu. Kjo situatë për 2 ditë ka ndikimin e vet, pasi sot lojtarët janë futur në fushë pa motivimin. Ndeshja ishte shumë shpejt në kohë.
Tentuam të ndryshonim ndeshjet në lojë, bile në përfundim të pjesës së parë kam folur me tone të larta, në disa momente skuadra dukej sikur e kishte marrë me ngadalë. Kjo vjen edhe nga diferenca e pikëve ku ndodhemi. Shpresoj ta kalojmë të gjithë bashkë atë që kemi ndërtuar.
Ne në çdo fushë do shkojmë të paragjykuar. Kush e ka ndjekur lojën, ka parë që në fushë nuk kapasur tolerim. Ekipi luan me akademizëm, por kur para 2 ditësh vjen një vendim drastik, është e vështirrë që lojtarët të jenë të motivuar. Kemi pasur gabime plot, që nga fillimi në fund.
Kjo mbetet për t’u parë. Kemi një grup lojtarësh që nuk do e çojnë dëm atë që kanë bërë që nga fillimi. Do mblidhemi, duke kërkuar edhe mbështetjen e të vjetërve, të ruajmë këtë punë që kemi bërë deri tani. Do ta kemi të vështirë, por do ia dalim”, perfundoi Daja.