Flamurtari-Kukësi/ Duro: Marr përgjegjësitë e humbjes; Pakult: Fitore e rëndësishme

31 Mars 2018, 19:26Sport TEMA

Kukësi arriti të fitonte në transfertë përballë Flamurtarit me rezultatin 1-2, duke përmbysur golin e Kamaras. Golat e shënuar nga Guri dhe Ebipi, i dhanë tre pikët skuadrës verilindore.

Trajneri i Kukësit, Pakult është shprehur se nuk i ka pëlqyer loja e ekipit, pavarësisht se mori një fitore dhe kjo është e mjaftueshme. Ai ka kritikuar edhe mbrojtjen për gabimet dhe pasigurinë që kanë në fushë.

Nuk mendoj ende se jemi një ekip i madh. Diçka shumë e mirë është se ekipi tregoi karakter dhe e përmbysëm lojën edhe pse pësuam gol. Sot kishim 3 raste dhe shënuam vetëm 2 gola prandaj nuk jam i kënaqur me atë si u paraqit sot ekipi. Për ekipin tonë është e rëndësishme që u rikthyem me fitore pas atij pushimi. Fitorja e sotme ishte mjaft e rëndësishme pasi lamë një kundërshtar mbrapa ndërkohë që edhe humbja e Laçit na bën  të ndihemi mirë.

Guri? Nuk isha i pakënaqur vetëm me Gurin por me të gjithë ekipin në pjesën e parë por në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Mendoj se bëhet  fjalë për një lojtar klasi në kampionatin tonë dhe ën çdo moment ai është i rrezikshëm pasi bën çdo gjë me topin.

Europa? Unë nuk dua të flas që tani për këtë gjë pasi jam një trajner që shoh çdo ndeshje. Pas kësaj ndeshje unë po shoh vetëm ndeshjen e Kupës dhe jo më larg.

Zëvendësimet? Të them të drejtën që nga fillimi kemi dashur mos të humbin ndeshjen por më vjen mirë që rezultati u përmbys nga lojtarë që futa në lojë. Nëse do ishim 0-0 nuk e di nëse do kisha zgjedhur të njëjtët lojtarë.

Golat e pësuar? Jam dakord që pësuam te goli dhe rreth 30 sekonda para golit ishte një tjetër gabim pasi mbrojtësi nuk e la topin të dilte jashtë. Dua të theksoj se jam i kënaqur kur ekipi shënon një gol më shumë se kundërshtari”, u shpreh trajneri i Kukësit, Pakult.

Ndersa trajneri i Flamurtari Shpetim Duro, deklaroi:

Situata është shumë e vështirë. Sot nuk mendoja se do humbnim, sidomos pasi shënuam. Skuadra ka një ngarkesë të lartë psikologjike, dhe ka humbur besimin. Kur e çuam takimin 1-0, mund të dyfishonim, por kur e humbëm për gabimet tona, nuk ka shpjegim, për një skuadër kaq të fortë që është treguar këtë kampionat.

Prandaj më vjen keq. Nuk e diskutoj këtë gjë, lojtarët i kam nën kontroll. I kam marrë të gjithë vetë, sa që nuk njiheshin fare në Shqipëri. E kam ndërtuar të gjithë skuadrën vetë. Kemi punuar mirë këto ditë. Sot na mungoi rezultati, pasi për një skuadër të fortë si Kukësi, ne funksionuam. Jo se nuk e kam në kontroll situatën, por përgjegjësia është e imja. Nuk ka ndodh ndonjëherë gjithë këto takime me këto rezultate negative. Përgjegjësinë do e marr unë.

Futbolli është i çuditshëm, skuadra luajti sot. Kjo situatë nuk është e mirë. Mbaj përgjegjësi para presidentit dhe qytetit të Vlorës. Jam trajneri më jetëgjatë në Vlorë, por në këtë situatë nuk jam mirë. Ndoshta mund të ketë zhvillime të tjera. Edhe nëse largohem, do më vijë keq për këta çuna, që kemi bërë mirë këtë sezon.

Jo, jo. Nuk kam qenë asnjëherë në presion, por në këtë situatë ku është Flamurtari, përgjegjësitë bijnë tek trajneri. Ashtu siç mora fjalët e mira kur skuadra po ecte mirë, tashmë përgjegjësia bie tek unë. Unë jam i hapur, pasi në respekt të tifozëve të Vlorës, nuk mund të detyroj askënd. Skuadra ishte e mobilizuar sot, kaloi në avantazh, por për 15 minuta u përmbys. Ndoshta besimi i humbur ndikon tek lojtarët”, u shpreh Duro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje