Kategoria Superiore/ Kukësi përmbys Flamurtarin dhe "blindon" vendin e dytë

31 Mars 2018, 18:55Sport TEMA

Eshte Kukesi fituesi i super sfides se javes se 27-te te Kategorise Superiore qe u zhvillua ne Vlore kunder Flamurtarit.

Te dyja ekipet synimin e vetem kishin marrjen e tre pikeve, dhe ne fund ata qe i buzeqeshen triumfit ishin kukesianet qe moren nje fitore te arte ne kete transferte te veshtire duke fitusr me shifrar 1-2.

90 minutat e luajtura ne Vlore dhuruan mjaft emocione ku vendasit ishin me kembngules per te marre fitoren, por qe nuk ia dolen dot.

Kamara kaloi ne epersi kuqezinjte ne minuten  e 68-te te takimit duke shenuar nje gol mjaft te bukur me koke pas asistit te marre nga Alvesh.

Megjithate, avantazhi i vlonjateve do te zgjaste vetem 10 minuta pasi bomberi i talentuar i kampioneve te Shqiperise, Sindri Guri, barazoi gjithçka ne te 78-te duke shenuar nje gol te bukur nga distanca.

Goli i fitores per miqte do te vinte ne minuten  e me ane te Ebipit i cili perfitoi nga nje gafe e mbrojtjes vlonjate dhe e dergoi topin ne fund te rrjetes per ti dhene nje sukses te rendesishem ekipit te Kukesit.

Me kete fitore Kukesi forcon pozitat ne vendin e dyte ne renditje me 48 pike, ndersa Flamurtari mban vendin e gjashte me 37 pike te grumbulluara.

Nderkohe, po sot u luajten dhe dy takime te tjera qe ishin Vllaznia-Skenderbeu qe perfundoi ne fitoren e shkodraneve, dhe sfida tjeter Teuta-Laçi qe u mbyll me suksesin e bregdetareve.

Java e 27-te e Superiores mbyllet neser me dy takimet e fundit qe do te luhen ne oren 14:00 qe jane Kamza-Partizani dhe Luftetari-Lushnja.

Me poshte golat e takimit te ndeshjes Flamurtari-Kukësi.

Goli i shenuar nga Kamara

Goli i shenuar nga Guri

Goli i shenuar nga Ebipi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje